
Dihet se kampionati spanjoll si gjithmonë vijon të prodhojë shumë talentë.
Këtë herë i referohemi kategorisë së dytë, pikërisht Deportivo La Corunas, ekip me të cilin aktivizohet Yeremay Hernandez.
Sulmuesi spanjoll po shkëlqen dhe tashmë ka tërhequr vëmëndjen e disa klubeve me emër.
Arsenali, Interi, Borussia Dortmundi dhe Real Madridi do të masin forcat në kohën e mbetur të kësaj merkatoje me objektivin e arritjes së marrëveshjes me 22 vjeçarin, një faktor kyç tek bardheblutë deri më tani.

Klauzola e përcaktuar nga drejtuesit i arrin 20 milionë eurot, një shifër jo problematike për secilin nga ekipet e sipërpërmendur.
Megjithatë, gjithçka do të varet nga pretendimet e Yeremay Hernandez pasi flitet për kandidatë potencialë për fitimin e trofeve në çdo sezon dhe secili prej tyre mund ti sigurojë një të ardhme të ndritur.
Ofensiva e tyre përbën një lloj shqetësimi sidomos për trainerin Oscar Gilsanz, i cili vijon të impresionohet me paraqitjet e këtij lojari edhe pse Deportivo La Coruna momentalisht gjendet në një situatë kritike në tabelën e renditjes.
17 ndeshje, 7 gola dhe 3 asiste janë statistikat e arritura deri më tani nga ekstremi i lindur në Las Palmas, i cili po bën diferencën në një ligë tejet kompetitive.



