Starton Botërori i Klubeve me Superpremion/ Zajmi: Një kompeticion i tillë, stërmundim shtesë për shëndetin e lojtarëve

Starton Botërori i Klubeve me Superpremion/ Zajmi: Një kompeticion i tillë, stërmundim shtesë për shëndetin e lojtarëve

Minutat sportive në "MCN informacion" iu kushtuan sot një tjetër kompeticioni të madh, Botërorit të Klubeve, një ngjarje me rëndësi të veçantë për futbollin botëror.

Uvil Zajmi, opinionist sportiv, shpjegon se ky Botëror ka një superpremion të rëndësishëm, pasi FIFA ka vendosur që fituesi të marrë një shpërblim prej 125 milionë dollarësh. 

Kjo është një vlerë shumë e madhe që e bën këtë kompeticion një ngjarje të rëndësishme, ku do të marrin pjesë 12 ekipet më të mira nga Evropa, thotë Zajmi.

Për herë të parë aplikohet kjo formulë. Ky turne do të zhvillohet në 11 qytete të SHBA, dhe është një kompeticion i rëndësishëm për shumë arsye. 

UEFA merr pjesë me 12 skuadra, dhe kjo tregon se ka një angazhim të madh nga 32 ekipet që do të marrin pjesë. 

Ka një motivim të madh për këtë turne, që pritet të konsumohet me një vlerë totale prej 1 miliard dollarësh. Kjo shumë do të ndahet në 125 milionë dollarë që do të shpërndahen mes ekipeve të renditura në elitën e këtij kompeticioni.

Megjithatë, Zajmi shpreh shqetësim për ndikimin që ky kompeticion mund të ketë në shëndetin e lojtarëve.

 Kemi kampionate të vështira, dhe deri në minutën e fundit të ndeshjes, lojtarët luajnë për të fituar titullin. Kjo është një stërmundim për shëndetin e lojtarëve, pasi ata janë maksimalisht të angazhuar dhe lodhja është e dukshme. 

Lojtarët kanë 60 ndeshje në sezon, dhe me shtesën e ndeshjeve të Botërorit të Klubeve, do të përballen me një ngarkesë të madhe. Disa shoqata të mëdha që merren me ruajtjen e shëndetit të lojtarëve janë të shqetësuar për ndikimin e mundshëm të këtij kompeticioni dhe nuk janë dakord që ai të zhvillohet në këto kushte.

Në prag të Botërorit të Klubeve, skuadrat janë të lodhura nga ndeshjet, dhe shumë prej tyre janë gjithashtu në prag të transferimeve. 

Ky është një moment i vështirë për futbollistët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy