Ayoze Perez, tentohet nga Barcelona

Ayoze Perez, tentohet nga Barcelona

Rindërtimi i Barcelonës vijon të jetë një ndër objektivat kryesorë të Joan Laportas.

Së fundmi numri një i presidencës arriti marrëveshjen me Hansi Flickun, një trainer i cili synon rikthimin e kuq e bluve tek titujt.

Gjermanin e pret një sfide e vështirë për arsye se presioni tek katalanasit është shumë i madh, trainer i cili triumfoi me Bayern Munchenin në të kaluarën.

Reparti i ofensivës po merr shumë vëmëndje dhe në listën e trainerit 59 vjeçar është shtuar emri i Ayoze Perez. Golashënuesi i Real Betisit prej dy sezonesh ka impresionuar në La Liga, për të cilin kanë treguar interes edhe të tjerë ekipe.

 

Drupal Ad

 

 

 

Megjithatë, ashtu siç raporton ‘ Mundodeportivo ‘, transferimi i ishi-t të Newcastle United nuk konsiderohet prioritet por natyrisht vlera e kartonit prej 4 milionë eurosh është një avantazh për Barcelonën.

30 vjeçari mban një eksperiencë të konsiderushme mbi supe, edhe pse me ekipe të dorës së dytë, i cili është grumbulluar nga Luis de la Fuentes për Europianin e Gjermanisë.

Ky eveniment jo vetëm Ayoze Perezit por edhe çdo lojtari i shërben për të rritur vlerën në treg, njëkohësisht do të jetë një privilegj për arsye se përfaqësojnë shtetet e tyre.

Nxënësi i Manuel Pellegrinit i ndihmoi andaluzët me 11 gola dhe 2 asiste në 38 sfida në sezonin e shkuar, statistika të cilat janë pasuar nga interesi i një klubi shumë të madh siç janë të ashtuquajturit ‘’ Blaugranët ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy