
Mbrojtësi i Interit Alessandro Bastoni po vijon të marrë vëmëndjen e skuadrave me emër në kontinentin e vjetër.
Përsëri është Real Madridi i cili do të tentojë të përfitojë shërbimet e italianit gjatë merkatos së verës, një lojtar stabël në skemat e Simone Inzaghit.
Thuhet se ishi i Atalantas tashmë është një prioritet për trainerin Carlo Ancelotti, i cili vijon të mbështetet fuqimisht nga Florentino Perez, kreu i ‘’ Galaktikëve ‘’.
Gjashtë sezonet në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ e kanë ndihmuar të konsolidohet si një titullar tek fituesit në fuqi të Scudettos, një ekip i cili ka ndryshuar totalisht me ishi-n e Lazios në stol.

Megjithatë, për kryeqytetasit do të jetë shumë e vështirë që ta largojnë nga Milano, pavarësisht emrit të madh të tyre.
Kontrata në fuqi me Interin është një pengesë por ndërkohë Alessandro Bastoni është i fokusuar maksimalisht në sfidat e rradhës, përcaktuese për vijimësinë e gjigandëve të Italisë.
Në sezonin aktual nxenesi i Simone Inzaghit numëron 17 sfida, të shoqëruara me një lojë bindëse, tek një ekip ku rivaliteti



