Rrahmani i jep fitoren e radhës Napolit, Roma nuk fal (VIDEO)

Rrahmani i jep fitoren e radhës Napolit, Roma nuk fal (VIDEO)

Napoli ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi në Serie A, në po kaq ndeshje të zhvilluara këtë sezon.

Skuadra e Spallettit mposhti me përmbysje ditën e sotme Fiorentinën, me rezultatin 1-2. Quarta i dha avantazhin skuadrës nga Firence në minutën e 28-të, ndërsa napolitanët nuk u dorëzuan dhe përmbysën rezultatin.

Fillimisht ishte Lozano, i cili shënoi në minutën e 39-të, ndërsa në minutën e 50-të, mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani shënoi golin e fitores. Kështu pas 7 javëve të para, Napoli kryeson renditjen me pikë të plota, ndërsa Fiorentina mban vendin e 5-të me 12 pikë.

Fitore ka korrur edhe Roma, që mposhti me rezultatin 2-0 Empolin. Verdhekuqtë u rikthyen te triumfi në kampionat dhe këtë e bënë falë golave të Pellegrini në minutën e 42-të dhe Mkitaryan në minutën e 48-të.  

RENDITJA: 

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy