
E pasionuar pas futbollit dhe e përkushtuar ndaj profesionit të saj, Lenida Halilaj, zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe përkthyesja personale e trajnerit Sylvinho, është bërë një nga figurat më të spikatura të Kombëtares shqiptare, duke i dhënë imazhit të saj profesionalizëm, sharm dhe energji pozitive.
Në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Lenida tregoi se është pjesë e FSHF-së prej më shumë se një viti dhe, përveç punës si zyrtare, mbulon edhe rolin e përkthyeses gjatë konferencave, grumbullimeve dhe ndeshjeve të Kombëtares.
Kam qenë e lidhur me futbollin që në fëmijëri. Megjithatë, profesioni im bazë lidhet me psikologjinë, ku punoj si lektore e jashtme në Universitetin e Tiranës.
Edhe pse futbolli shihet si një fushë tipikisht mashkullore, unë gjithmonë e kam ndjekur dhe e kam dashur këtë sport.
Jam pjesë e Departamentit të Komunikimit në FSHF, ku merrej me PR dhe përgatitjen e lajmeve për aktivitetet e federatës. Aty nisi edhe rruga drejt bashkëpunimit me Kombëtaren.
Kisha qenë pjesë e disa paneleve sportive dhe kisha krijuar një profil të lidhur me futbollin.
Kështu erdhi ftesa nga FSHF për të qenë pjesë e stafit dhe më pas u bashkova me Kombëtaren.
E pyetur për përvojën e saj krah trajnerit brazilian Sylvinho, ajo shprehet me respekt dhe mirënjohje.
Të punosh pranë Sylvinhos është përgjegjësi e madhe, por edhe një eksperiencë e bukur.
Ai është shumë bashkëpunues, i thjeshtë dhe i afrueshëm. Megjithatë, puna është stresuese sepse kërkon vëmendje, përqendrim dhe saktësi.
Duhet të mbash mend gjithçka, të përkthesh menjëherë dhe të artikulosh qartë.”
Jam gjithmonë me Kombëtaren, në çdo grumbullim, në çdo ndeshje, dhe e ndjej si një familje të dytë. Çdo moment me Kombëtaren është emocionues dhe frymëzues.
Ka lojtarë që janë më të mbyllur, disa prej tyre janë rritur në vende si Zvicra dhe e kanë më të vështirë të shprehen në shqip. Duhet t’i ndihmosh, t’i motivosh, dhe shpesh t’i nxjerrësh nga ‘komforti’ i tyre për të folur publikisht. Por të gjithë kanë shpirt shumë të mirë dhe ndjeshmëri të veçantë për fanellën kuqezi.
Së fundi Lenida shfaqet si moderatore në FSHF tv.
Në ‘Shtëpinë e futbollit”, kemi hapur tashmë edhe Televizionin tonë të FSHF tv, ku jam aty si moderatorë.
Kemi menduar disa emisione, në të parin jam unë që është një emision klasik futbolli kur diskutohen temat e javës dhe aty e kam gjetur veten.



