Gazetari i sportit, Klevis Deda, u shpreh se Partizani do të ishte më lart në renditje, nëse nuk do të kishte pasur aq shumë dëmtime. Në emisionin “SportZone” në MCN TV, Deda deklaroi se shkarkimi i Maganit nga Egnatia i ka surprizuar të gjithë.
“Partizani në këto javë të para, ka pasur shumë mungesa dhe trajneri Daja është detyruar të improvizojë me zgjedhjet. Nëse Partizani do të kishte garuar në mënyrë të barabartë me ekipet e tjera, do të ishte më lart në renditje.
Largimi i Maganit i ka surprizuar të gjithë. Skuadra ka bërë mirë. Mendoj se do të ketë një përçarje brenda ekipit, më shumë se sa rezultatet siç pretendohet.
Largimi i Martinit, nuk do të reflektohet edhe te Arapi. Është një skuadër që duhet të përmirësohet në mbrojtje. Besoj se Teuta është aty në garën për titull. Arapi përveç se lider në fushë si lojtar, do të veprojë mirë edhe në pankinë.”, deklaroi Deda.



