
Barcelona ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkato këtë verë, por duket se katalanasit nuk kanë ndërmend të ndalen.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit blaugrana, po punojnë edhe për afrimin e tre lojtarëve të tjerë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Chelsea, Marcos Alonso, fantazistin e Manchester City, Bernardo Silva dhe një mbrojtës të djathtë.
Për rolin e mbrojtësit të djathtë, është përmendur emri i Azpilicueta, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.



