Zbardhet e ardhmja e Arnau Tenas

Zbardhet e ardhmja e Arnau Tenas

Mungesa e minutave tek Paris St Germain, e ka vënë ndjeshëm në dyshim qëndrimin e Arnau Tenas.

Spanjolli sipas L’Equipe synon më tepër minuta, një objektiv shumë i vështirë për tu arrirë në ‘’ Parque de Princes ‘’.

Pavarësisht se Luis Enrique e konsideron një vlerë të shtuar tek francezët, nuk përjashtohet huazimi me opsionin e blerjes së kartonit të 22 vjeçarit gjatë merkatos së verës.

Ishi i Barcelonës shikohet si një kandidat potencial për të përfaqësuar Spanjën në të ardhmen por fillimisht duhet të aktivizohet rregullisht për të fituar eksperiencën e duhur poshtë tre shtyllave.

Largimi nga Paris St Germain natyrisht do të konsiderohej një sukses për Arnau Tenas, por drejtuesit mendojnë të përfshijnë një klauzolë e cila i jep të drejtën e rikthimit tek kjo skuadër në momentin që do të preferohet nga i ashtuquajturi ‘’ Lucho ‘’.

Katalanasi është grumbulluar edhe me  ekipin e parë të Spanjës në të kaluarën, ekzaktësisht në miqësoren kundër Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy