Rabiot, prioritet për Newcastle

Rabiot, prioritet për Newcastle

Newcastle United pritet të jetë një ndër protagonistët e padiskutueshëm të merkatos së verës , sidomos nëse do të sigurojë pjesëmarrjen ne Champions League në javët e mbetura të Premier Leagues .

Bardhezinjtë i kanë ngjitur shumë shpejt shkallët , falë mbështetjes së fuqishme të sheikut Al- Rumayyan dhe në orët e fundit kanë deklaruar një ndër prioritetet për këtë periudhë.

Adrien Rabiot , i cili fillimisht u aktivizua për shtatë sezone tek Paris St Germain dhe aktualisht numëron të katërtin tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është bërë pjesë e planeve të anglezëve , të cilët do të tentojnë fitimin e titujve në të ardhmen.

‘’ Las Urracas ‘’  kanë në favor faktin e të qënit klubi më i pasur në botë aktualisht por për mesfushorin 28 vjeçar do të zhvillojnë një sfidë të ashpër me Arsenalin dhe Chelsean .

Nuk do të jetë aspak e lehtë por rikthimi i mundshëm në turneun më prestigjoz të kontinentit të vjetër pas shumë vitesh dhe sidomos potenciali i jashtëzakonshëm në aspektin ekonomik, jo vetëm Adrien Rabiot por mund të bindë edhe elementë të tjerë për tu transferuar në ‘’ St James Park ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy