
Momenti delikat i Milanit sigurisht i ka shërbyer drejtuesve për të nxjerrë konkluzione në lidhje me të ardhmen.
Ka filluar të planifikohet mbërritja e një tjetër traineri në ‘’ San Siro ‘’ duke qenë se Sergio Conceiçao nuk i ka përmbushur pritshmëritë.
Drejtori sportiv Fabio Paratici e ka bërë tashmë zgjedhjen dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, flitet për Roberto De Zerbin.
Stili i lojës së trainerit nga Breshia konsiderohet i përshtatshmi për të rikuperuar terrenin e humbur, në Serinë A dhe në kompeticionet europiane nga ‘’ Djalli ‘’.
Ishi i Brightonit spikat për futbollin ofensiv, dominimin e topit dhe mbështetjen për talentët, aspekte të cilat pëlqehen nga krerët e ish fituesve të kampionatit italian.
Milanit i mbetet shumë për të bërë, me objektivin e rikthimit tek titujt, edhe pse duhet nënvizuar se ish traineri i Portos e filloi shumë mirë eksperiencën me fitimin e Superkupës së Italisë.
Pritet që negociatat të intensifikohen në javët vijuese, duke qenë se Roberto De Zerbi e ka treguar se është një trainer tejet cilësor.



