Kang In Lee, objektiv i Milanit

Kang In Lee, objektiv i Milanit

  Momentalisht Kang In Lee po përjeton një situatë të ndërlikuar tek Paris St Germain. 

‘’ Les Pariziens ‘’ janë një ekip i mbushur me yje dhe traineri Luis Enrique ka filluar të planifikojë sezonin vijues. 

Falë ‘’ Luchos ‘’ parizienët e fituan për të parën herë Champions Leaguen në historinë e tyre por duke qenë se mbetet edhe pak kohë për të filluar sezoni, lëvizjet e drejtuesve bëhen edhe më të shpejta. 

Kang In Lee fatkeqësisht nuk ka arritur të konsolidohet si një titullar i padiskutueshëm dhe tashmë për të dyert e ‘’ Parque de Princes ‘’ janë hapur. 

Megjithatë, menjëherë Milani ka shfaqur interes për koreano-jugorin, një lojtar shumë i shpejtë, teknik, i rrezikshëm në metrat e fundit. 

Sigurisht Nasser Al Khealifi është në pritje të një oferte bindesë për aziatikun i cili ka zhvilluar dy sezone me fituesit në fuqi të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. 

Nuk përjashtohet huazimi i ishi-t të Valencias, sigurisht me opsionin e blerjes së detyrueshme nëse do ti arrijë objektivat tek ‘’ Djalli ‘’. 

Me rikthimin e Massimilliano Allegrit në ‘’ San Siro ‘’ duket sikur është rikthyer shpresa tek gjigandët e Serisë A dhe jo vetëm, i cili i ka ofruar një rol protagonisti duke filluar nga sezoni vijues. 

Në të shkuarin Kang In Lee kontriboi me 7 gola dhe 4 asiste në 49 sfida dhe pretendimi i Milanit natyrisht ia rrit vlerat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy