
Mënyra se si Teuta e kishte përgatitur sot ndeshjen me Partizanin, të cilën e humbi me shifrat 0-1, është bërë objekt debati në studion e emisionit ‘Skaner’ në MCNTV. Sipas Ermal Tahirit skuadra durrsake la për të dëshiruar në ndërtimin e lojës. Një deklaratë kjo që nxiti një debat të fortë me Sulejman Starovën, drejtorin e klubit të Teutës, që fillimisht u shpreh se ‘nuk e njeh Ermalin e sotëm’. Më pas Starova deklaroi se Partizani e meritoi fitoren, por Teuta ia bëri shumë të vështirë.
‘Partizani e meritoi fitoren sepse e mori me mund, me djersë dhe me vështirësi. Gjithsesi nuk ishte fitore e lehtë, pasi Partizani nuk bëri asnjë aksion të rrezikshëm në pjesën e parë. Teuta e dominoi ndeshjet në pjesën më të mirë të pjesës së parë, por ndikoi ai episod që solli edhe golin. Ndeshja u vra nga ky gol. Më pas erdhi edhe zhbilancimi i skuadrës së Teutës,’-u shpreh Starova.



