
Tek Chelsea ka filluar të punohet me shumë përkushtim për tu konsoliduar për më tej.
Të besuarit e Enzo Marescas zhvilluan një sezon fantastik, të finalizuar me fitimin e Conference Leagues dhe Botërorin e Klubeve.
Tekniku italian e njeh tashmë shumë mirë ekipin, i cili sigurisht i ka hapur derën e largimit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ disa lojtarëve.
Christopher Nkunku, Raheem Sterling, Benoit Badiashile dhe Carney Chukwuemeka nuk përfshihen në listën e numrit një të stolit dhe do të jepet maksimumi për ti gjetur sa më shpejt një destinacion të përshtatshëm.
Referuar ishi-t të Leipzigut duhet thënë se nuk ka arritur asnjëherë të adaptohet për arsye të dëmtimeve, i cili në të shkuarën u pretendua edhe nga Barcelona.
Ndërsa ekstremi i lindur në Kingston fatkeqësisht asnjëherë nuk pati ecurine që pritej, kontrata e të cilit merr fund në 2027-tën.
Megjithatë, ofertat nga Bundesliga dhe disa ekipe të Premier Leagues asnjëherë nuk i kanë munguar, i cili besohet se shumë shpejt do ta zgjidhë të ardhmen.
E njëjta situatë është edhe për ishi-n e Monacos, i cili i kushtoi anglezëve 38 milionë euro.
Humbja e protagonizmit natyrisht që nuk tolerohet tek Chelsea dhe parashikohet se do ti vendosë pikën eksperiencës së tij.
Edhe Carney Chukwuemeka nuk ka mundur të bëjë aq sa duhet, edhe pse vjen nga një huazim tek Borussia Dortmundi. Enzo Maresca ja ka bërë të qartë vendimin dhe pritet gjithçka të vendoset në javët vijuese.



