Milan deklaron dy zëvendësuesit e Donnaruma

Milan deklaron dy zëvendësuesit e Donnaruma

Interesi i vazhdueshëm i  dy gjigandëve anglezë si Manchester United dhe Chelsea për Gianluigi Donnarumma e ka  detyruar  Milanin të planifikojë afrimin e  zëvëndësuesve optimalë të tij në magjikun  ‘’ San Siro ‘’ .

Në orbitën e kuqezinvje tashmë bëjnë pjesë dy portierë që kanë treguar një nivel mbresëlënës në skuadrat e tyre respektive .

I pari në listë është ai i Lilles Mike Maignan. Rendimenti i shkëlqyer i 25 vjeçarit nga Guajana Franceze nuk është anashkaluar lehtësisht nga ‘’ Rossonerët ‘’ sepse gjatë sezonit aktual është përfshirë në listën e më të mirëve të Europës duke e bërë edhe me tërheqëse të ardhmen  e tij .

Në të kaluarën emri i tij u lidh ngushtë edhe me londinezët e Tottenham Hotspur  operacion i cili  nuk u  konkretizua me sukses . Një kalim i mundshëm në skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli do të konsiderohej si copëza e munguar për vazhdimin e karrierës brilante që  Mike Maignan ka zhvilluar deri më tani.

 Së dyti në kampin e 18 herë kampionëve të Serisë A ka qarkulluar  emri i  gardianit të Udinezes Juan Musso për të cilin interesohet lufton edhe  Interi .

20 vjeçari  tashmë e ka konsoliduar vendin e titullarit tek bardhezinjtë dhe me paraqitjet pozitive me siguri e ardhmja e tij do të ketë një tjetër histori shumë shpejt  sepse parashikohet se interesi i një ndër skuadrave më të njohura të Europës do të jetë një privilegj i madh për portierin e ardhshëm të kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’ për ti dhënë fund një herë e mirë etapës së tij në ‘’ Friuli ‘’.

Revolucioni i shumëpretenduar i direktivës së Milanit me në krye trainerin e mirënjohur Stefano Pioli mund të thuhet me bindje të plotë se është në rrugën e duhur . Duhet kujtuar se objektivi kryesor i ‘’ Djallit ‘’  mbetet triumfi në Serinë A dhe veçanërisht prezantimi dinjitoz në kompeticionin më prestigjoz europian si Uefa Champions League .

 

                   

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy