"Time" /Mbappe është e ardhmja e futbollit botëror pas Ronaldos e Messit

"Time" /Mbappe është e ardhmja e futbollit botëror pas Ronaldos e Messit

Kylian Mbappe ka fituar Kupën e Botës, është shpallur lojtari më i mirë i ri i turneut dhe është transferuar për 200 milionë paund.

19-vjeçari ishte heroi i Francës të enjten në mbrëmje, duke shënuar dy gola në barazimin 2-2 kundër skuadrës së Islandës.

Dhe Mbappe këtë javë ka qenë në kopertinën e revistës prestigjoze “Time”, shkruan BBC.

“Nuk kam pasur momentet e të ashtuquajturave njerëz normal gjatë adoleshencës, duke shkuar me miqtë, apo për të shijuar kohë të mira”, tha Mbappe.

Ka qenë një rritje e habitshme për sulmuesin, i cili ka 20 milionë ndjekës në Instagram dhe ishte pothuajse i panjohur dy vjet më parë, por ai thotë se është “i lumtur”.

Dhe pavarësisht nga mungesa e një jete “normale” në fillimet e tij, tashmë Mbappe është “duke jetuar jetën që ai gjithmonë ëndërronte”.

Sulmuesi i PSG-së shënoi 13 gola për Paris St-Germain sezonin e kaluar, ndërsa ishte heroi i Francës në miqësoren kundër Islandës me dopietën e tij duke konfirmuar se është një yll në rritje.

“Mbappé është e ardhmja e futbollit”, shkruan revista prestigjioze amerikane.

Mbappe përveçse një lojtar i madh në fushën e lojës, i njëjti njeri është dhe jashtë saj ku fitmet e Kupës së Botës i dhuroi për bamirësi – si dhe është afër familjes së tij.

“Ne mund të jemi më të mirët dhe kampionët e botës, siç jemi tani”, thotë ai. “Dhe për katër vjet, mund të jemi harruar, sepse mund të jetë  dikush tjetër që ka ardhur dhe ka bërë më mirë”

“Kam mësuar se yjet më të mëdhenj dhe lojtarët më të mëdhenj janë më të përulurit, ata që i respektojnë më shumë njerëzit.

Janë tre kritere: respekti, përulësia dhe kthjelltësia.

Nëna ime gjithmonë më ka thënë që të bëhesh një futbollist i madh, duhet të jesh para të gjithëve një njeri i madh”, shprehet Mabppe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy