Franca kap finalen e Ligës së Kombeve, mposht Belgjikën me përmbysje (VIDEO)

Franca kap finalen e Ligës së Kombeve, mposht Belgjikën me përmbysje (VIDEO)

Franca mposhti me përmbysje Belgjikën me rezultatin 2-3, duke u kualifikuar kështu në finalen e Ligën e Kombeve, aty ku i pret Spanja që eliminoi Italinë.

Në “Allianz Stadium”, ishte një ndeshje me të vërtetë spekatkolare. Belgët e mbyllën pjesën në avantazhin e dy golave, pasi shënuan me Carrasco në minutën e 37-të dhe Romelu Lukaku në minutën e 40-të.

Megjithatë francezët nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë përmbysën gjithçka. Në minutën e 62-të, Karim Benzema ngushtoi shifrat duke shënuar pas një asisti të marrë nga Kylian Mbappe. Ishte pikërisht ky i fundit që 7 minuta më vonë, vendosi baraspeshën duke shënuar me penallti.

Në minutën e 87-të, belgët shpërthyen në festë të çmendur, pasi Romelu Lukaku shënoi golin e avantazhit, por për të prishur festën mendoi VAR, që e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

3 minuta më vonë, festa kaloi në krahun tjetër, ku pas një kundërsulmi, Theo Hernandez lëshon një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës dhe duke i dhënë kështu finalen skuadrës së tij.

Finalja mes Francës dhe Spanjës do të zhvillohet të dielën e 10 tetorit në “San Siro”, ndërsa në të njëjtën ditë do të luhet edhe sfida mes Italisë dhe Belgjikës, e vlefshme për vendin e tretë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy