Dortmundi synon Werner

Dortmundi synon Werner

 Kërkimi për gjetjen e një zëvëndësuesi për Erling Haaland po vijon me shumë përgjegjësi nga Borussia Dortmundi , skuadër që momentalisht po analizon dy alternativa cilësore .

Pas Karim Adeyemit , Timo Werner është vlerësuar përsëri nga  Marco Rose , trainer që e njeh mjaft mirë sepse në të kaluarën ka performuar tek Leipzigu. ‘’ Verdhezinjtë ‘’ kanë një plan afatshkurtër për rifreskimin e ofensivës por gjithmonë duke qenë të vetëdijshëm se largimi i norvegjezit nuk do të harrohet lehtë në ‘’ Signal Iduna Park ‘’. 

25 vjeçari synon të ndihet përsëri i rëndësishëm pasi tek Chelsea nuk e arriti këtë objektiv pavarësisht se ‘’ Blutë e Londrës ‘’ i dhanë kënaqësinë për të fituar Champions Leaguen  por në aspektin individual gjermani ka lënë për të dëshiruar . 

53 milionët e paguara nga Roman Abramovich nuk janë justifikuar siç duhet nga Timo Werner duke gjeneruar një lloj mërzie tek drejtuesit kryeqytetas të cilët sigurisht do të mundohen ta finalizojnë shumë shpejt këtë histori .

Lufta shumëvjeçare me Bayernin për fitimin e Bundesligës e ka lënë me duar bosh skuadrën nga Ruhr por tek britanikët ka filluar të mendohet për një ndryshim në sulm dhe Timo Werner mund të anashkalohet nga Thomas Tuchel i cili është përpara një përgjegjësie shumë të madhe të cilën e imponon drejtimi i një ekipi si Chelsea .

Interesi  i Borussia Dortmundit sa vjen edhe bëhet më i madh  sepse Marco Rose e ka të qartë se largimi i Erling Haaland do ta varfërojë së tepërmi sulmin e gjermanëve .

6 gola në 23 sfida nuk e kanë bindur bashkombasin e tij për të vijuar rrugëtimin në Londër dhe Dortmundi nuk ka të ndalur me këmbnguljet për ta rikthyer në Bundesligë .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy