Nedim Bajrami gati për debutimin, Muçi dhe Mitaj largohen nga Kombëtarja A

Nedim Bajrami gati për debutimin, Muçi dhe Mitaj largohen nga Kombëtarja A

Shqipëria ka nisur përgatitjet për sfidën e ditës së diel ndaj Hungarisë, e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

I pranishëm në seancë e sotme stërvitore ka qenë edhe Nedim Bajrami, i cili pasi mori dritën jeshile nga CAS për të luajtur me Shqipërinë, është bashkuar me kuqezinjtë dhe do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës ndaj Hungarisë dhe San Marinos.

Gjithashtu bëhet me dije se dy futbollistët Enest Muçi dhe Mario Mitaj, pas stërvitjes me Kombëtaren A, kanë udhëtuar në mbrëmje drejt Elbasanit për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21. Të dy lojtarët do të vihen në urdhrat e trajnerit të Shpresave, Alban Bushi për ndeshjen e eliminatoreve të Europianit për moshën U-21 ndaj Çekisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy