Roma është në kërkim të një portieri, pasi paraqitjet e Rui Patricio, nuk bindin drejtuesit italianë.
Me merkaton e mbyllur tashmë, verdhekuqtë, kanë hedhur sytë nga lojtarët pa kontratë dhe një ndër ta është portieri spanjoll, David De Gea. Thuhet se palët janë në bisedime, madje Roma i ka ofruar një kontratë dy-vjeçare.
Megjithatë problem aktualisht mbetet paga e spanjollit, pasi De Gea kërkon 10 milionë euro në sezon, ndërsa italianët nuk i ofrojnë dot më shumë se 5 milionë euro.



