Partizani përforcon mbrojtjen, firmos një sllovak

Partizani përforcon mbrojtjen, firmos një sllovak

Partizani ka zyrtarizuar afrimin e radhës në skuadër ditën e sotme. Bëhet fjalë për mbrojtësin sllovak, Jozef Menish.

Ky i fundit aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe ka firmosur për dy sezone me të kuqtë.

Në të kaluarën, Menish është aktivizuar me disa skuadfra në kampionatin sllovak, si Spartak Trnava, Ruzhomberok dhe së fundmi te Zlate Moravce.

Njoftimi i klubit:

Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Jozef Menish. Mbrojtësi sllovak bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave në elitën e futbollit Sllovak me skuadrat e Spartak Trnava, Ruzhomberok dhe së fundmi te Zlate Moravce.

Qendërmbrojtësi 27 vjeçar do të jetë pjesë e 16-të herë kampionëve të Shqipërisë për dy sezonet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy