Taulant Xhakës i ka kushtuar shtrenjtë, goditja me kokë, dhënë kundërshtarit, në ndeshjen mes Zurich dhe Basel.
Mesfushori shqiptar, ka mësuar këtë të hënë dënimin dhe Federata Zvicerane, e ka pezulluar për tetë ndeshjet e ardhshme.
Pavarësosht se lojtari kërkoi falje, institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Zvicër, u tregua me dorë të hekurt.
Në fund të takimit, kur skuadra e Xhakës, Basel po mundej 2-0, shqiptarin nuk e mbajtën nervat dhe pas një përplasje me një nga kundërshtarët, Markezano, e goditi me kokë këtë të fundit.
Përveç këtij rasti, Xhaka kishte edhe një tjetër përplasje antisportive, ku goditi në fytyrë edhe lojtarin tjetër, Katic.



