Oferta e Real Madridit për Rudiger

Oferta e Real Madridit për Rudiger

Në fare pak muaj  mbrojtësi Antonio Rudiger është bërë pjesë e pandashme e planeve të Real Madridit . ‘’ Galaktikët ‘’ vijojnë të kenë probleme të theksuara në repartin defensiv dhe e konsiderojne gjermanin një komponent që mund ti reduktojë ngërçet në të ardhmen .

Spanjollët mbeten të favorizuar sepse kontrata e 28 vjeçarit me Chelsean do të marre fund  në 30 qershorin e 2022- shit dhe kryeqytetasit s’duan ta humbin shansin për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .

Jo vetëm Antonio Rudiger por të gjithë lojtarët e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ kanë fituar shumë pikë për përmirësimin e karrierës  sepse vinë pas fitimit të Champions Leagues , trofe që është siguruar për të dytën herë nga anglezët .  Sipas  vendases ‘ The Chelsea Chronicle ‘, madrilenët duan ti ofrojnë qëndërmbrojtësit 8.5 milionë euro për të pasuruar 11-shen e Carlo Ancelottit i cili është rikthyer me i fortë tek Real Madridi .

 Pengesat e hasura nga Chelsea në lidhje me qëndrimin e Antonio Rudiger në ‘’ Stamford Bridge ‘’ kanë krijuar shumë shqetësime për drejtuesit , në veçanti për  Thomas Tuchel  sepse është i domosdoshëm për bashkombasin e tij . 

Nga ana tjetër , ‘’ Galaktikët ‘’ me siguri që janë entuziazmuar  për një lojtar për të cilin komentet janë të tepërta me objektivin e përsëritjes të  suksesit të arritur me firmosjen e David Alabas që kaloi tek  Real Madridi me parametër zero .

Largimet e Sergio Ramos dhe Raphael Varane kanë lënë një boshllëk shumë të madh në mbrojtje por parashikohet se Real Madridi do ta marrë shumë shpejt veten sepse mbështetet nga një  president që e ka deshmuar ndër vite dashurinë e madhe për këtë klub .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy