Belgjika nuk fal, mposht me përmbysje Danimarkën dhe kalon grupin (VIDEO)

Belgjika nuk fal, mposht me përmbysje Danimarkën dhe kalon grupin (VIDEO)

Belgjika ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë në Europian, teksa ditën e sotme ka mposhtur me përmbysje Danimarkën. Danezët kaluan të parët në avantazh, me Poulsen i cili shfrytëzon në maksimum një gabim të mbrojtjes belge, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 2-të. Pas kësaj, Danimarka kishte edhe raste të tjera për të shënuar, por nuk ia arriti dot. Atë që nuk po e bënte Danimarka, e bëri Belgjika. Këta të fundit barazuan në minutën e 55-të, ku pas një aksioni të shkëlqyer mes Lukakut, De Bruyne dhe Thorgan Hazard, ky i fundit ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Ishte pikërisht De Bruyne, i cili në minutën e 70-të përmbysi rezultatin, i cili nuk ndryshoi deri në fund. Danimarka i shkoi afër golit të barazimit në fund të takimit, por Breithwaite u ndal nga shtylla. Vlen të theksohet se në minutën e 10-të, ndeshja u ndal për pak sekonda dhe në gjithë stadiumin kishte duartrokitje për Christian Eriksen, i cili të shtunën ndaj Finlandës pësoi atak kardiak, por për fat të mirë ia doli të shpëtojë dhe tani është në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Me këtë fitore Belgjika shkon në kuotën e 6 pikëve në Grupin B dhe siguron matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/8-ve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy