
Aventura e Gianni De Biasi në drejtimin e Azerbajxhanit mund të zgjasë vetëm 6 muaj. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, ish-trajneri i Shqipërisë pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Serie A, Sampdoria.
Këta të fundit janë në kërkim të një trajneri dhe drejtuesit kanë piketuar pikërisht De Biasin. Thuhet se 65-vjeçari ka marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e Sampdorias dhe po mendohet që drejtimi i skuadrës në sezonin e ri t’i besohet atij.
De Biasi u emërua në krye të Azerbajxhanit në nëntor të vitit të kaluar, duke firmosur kontratë 2-vjeçare, por duke se kjo aventurë do të mbyllet më shpejt sesa ishte parashikuar. Kujtojmë se italiani ka qenë trajneri i vetëm, që ka arritur të kualifikojë Shqipërinë në një Europian dhe këtë e bëri në vitin 2016.



