Arsenali synon qëndrimin e Xhakës

Arsenali synon qëndrimin e Xhakës

  Eksperienca e Granit Xhakës me Arsenalin , sidomos në dy sezonet e fundit e ka shëndërruar në një ndër më të rëndësishmit në ekipin e Mikel Artetas.

Tashmë kapiteni i ‘’ Topchinjve ‘’ po tentohet në merkato dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ , Juventusi dhe Roma kërkojnë ta largojnë nga ‘’ Emirates ‘’.

‘’ Verdhekuqtë ‘’ janë interesuar për 30 vjeçarin edhe më përpara por londinezët janë kundërpërgjigjur duke e deklaruar të pashitshëm ishi-n e Bazelit.

‘’ The Gunners ‘’ po avancojnë në Premier League dhe Europa League dhe sigurisht elementët cilësorë kanë filluar të spikasin më tepër me kalimin e ndeshjeve. 

Të jesh kapiteni i një ekipi elite në Angli është një përgjegjësi shumë e madhe dhe njëkohësisht një meritë dhe drejtuesit e Arsenalit shpresojnë arritjen e këtij objektivi shumë të rëndësishëm për vijimësinë.

Përkushtimi dhe sakrificat e Granit Xhakës i kanë dhënë rezultatet por sigurisht e ardhmja parashikohet tepër kompetitive dhe qëndrimi në këto nivele mbetet prioritet për të gjithë komponentët e Arsenalit.

Juventusi dhe Roma konsiderohen ekipe shumë cilësore në Itali dhe më gjerë pavarësisht se ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ s’pati fat në Champions League në sezonin aktual sepse nuk arriti të kualifikohej për në fazën me eleminim direkt , ndërsa  ‘’ Verdhekuqtë ‘’ ende luftojnë për kalimin për më tej në Europa League .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy