
Në sezonin e parë me Milanin Luka Modrië përsëri ka treguar cilësitë në fushën e blertë.
Kroati ka ditur të bëjë diferencën dhe me shumë meritë i ka bindur drejtuesit, kryesisht Massimilliano Allegrin.
Në zyrat e ‘’ San Siros ‘’ tashmë po përgatitet rinovimi me ishi-n e Tottenham Hotspurit, i cili në të shkuarën fitoi gjithçka me Real Madridin dhe arriti deri në finalen e Botërorit të 2018-tës me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’.
Edhe pse me 40 vite mbi supe eksperienca dhe dëshira për të dhënë maksimumin e kanë shoqëruar në këtë rrugëtim jo të lehtë me ‘’ Djallin ‘’, aty ku rivaliteti është shumë i ashpër dhe duhet të jesh në çdo sfidë në lartësinë e duhur.
Vizioni për lojën, aspekti taktiko-teknik dhe qetësia që i jep skuadrës sigurisht e ka shëndërruar në një referent në 11-shen e ishi-t të Juventusit.
Forma e mirë fizike gjithashtu e ka ndihmuar ti finalizojë sfidat me sukses dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘, kanë filluar përpjekjet për zgjatjen e kontratës.
Massimilliano Allegri e konsideron pjesë të së ardhmes, duke qenë se ndër vite ka spikatur tek çdo ekip dhe performancat me ish fituesit e Champions Leagues meritojnë duartrokitje.
Të luash në Serinë A përbën një sfidë për çdo lojtar dhe Luka Modric po tregon se mosha është vetëm një numër dhe se diferencën e bën pasioni për këtë sport, një ndër më të ndjekurit në botë.
Deri më tani fantazisti nga Zadar është akivizuar në 12 sfida, ka shënuar një gol dhe në secilën prej tyre ka spikatur.



