
Gazetari Lirim Zalla, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, tha se Armando Broja me golin e shënuar ndaj Hungarisë, i shpëtoi stolin trajnerit Edoardo Reja. Zalla u shpreh se konferenca pas ndeshjes, ku trajneri foli e la atë të tronditur.
“Unë jam shumë i lumtur për fitoren. Lexoj pamundësinë për të fituar. Kemi një lloj ngërçi që e trashëgojmë nga e kaluara. Reja në konferencë para ndeshjes, merret me Brojën, por merret me këtë edhe pas ndeshjes. Më tronditi me ato që tha pas ndeshjes për Brojën. Tha që duhet të luajë për veten, jo për të. Ndërsa vetë lojtari tha që do uli kokën dhe do punojë fort. Broja i shpëtoi stolin Rejës, sepse ai duhet të ikte sot nëse nuk fitonte. Sipas logjikës sime, po të marrim lojtarët një për një, i kemi më të mirë se Polonia dhe Hungaria, përveç Lewandowski. Në këtë moment çfarë na mungon ne atëherë?!”, u shpreh Zalla.



