Real Madrid ka mposhtur në alianz arena Bayern Mynih duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së champions league. Kampionët e Gjermanisë ishin ata që luajtën më mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke vendosur në vështirësi në shumë raste madrilenët që e panë veten të dizavantazh të një goli në minutën e 28, ku pas një kundërsulmi të shpejt mbrojtësi Kimish shënon golin e të kësaj sfide, duke mposhtur portierin navas, që edhe në këtë sfidë tregoi se nuk është në lartësinë e duhur për të mbrojtur portën e madrilenëve.
Vetëm një minutë përpara përfundimit të pjesës së parë të lojës Marcelo barazon shifrat me një goditje nga jasht zone. Me nisjen e pjesës së dytë gjermanët u hodhën në sulm, por fillimisht myler, e më pas ribery, nuk u treguan të saktë. Presioni që qëndronte tek lojtarët në këtë sfidë u pa qartë në minutën e 57, kur rafinja hubi topin në mesfushë, rast që u shfrytëzua mjaft mirë nga madrilenët.
Assist i Vazquez dhe Asenio mposht Ulrih, për të vulosur rezultatin përfundimtar në 1-2. Megjithatë do të jetë sfida e kthimit pas një javë që do të vendos se cili nga ekipet do të jetë në fianlen e champions league



