
Pas dy sezoneve gjatë të cilëve nuk i ka përmbushur pritshmëritë, Casemiro mund të jetë një ndër të larguarit nga Manchester United.
Mesfushori nuk ka bindur tek ‘’ The Red Devilsat ‘’, për të cilin Arsenali ka shfaqur interes.
Drejtuesit e ‘’ Topchinjve ‘’ janë këshilluar nga ish-i i tyre Gilberto Silva, njëkohësisht bashkombasi i 32 vjeçarit, i cili gjatë një interviste ka deklaruar se mund të jetë një goditje cilësore gjatë merkatos së verës.
Eksperienca e brazilianit vlerësohet nga traineri Mikel Arteta,i cili e njeh shumë mirë këtë pozicion për arsye të së shkuarës si futbollist.

Parashikohet se në ditët vijuese negociatat do të jenë më intensive ndërmjet palëve dhe 13 herë kampionët e Premier Leagues mund të rezultojnë një hap i suksesshëm nga ky lojtar.
Vlen për tu shtuar se Casemiro fitoi çdo trofe në të shkuarën me Real Madridin, i konsideruar një ndër më të mirët në dekadën e fundit për sa i përket pozicionit ku luan.
Casemiro e përfundoi sezonin me Manchester United, duke kontribuar me 5 gola dhe 2 asiste në 32 sfida, i cili shumë shpejt mund ti japë lamtumirën ‘’ Old Traffordit ‘’, i quajtur ndryshe si ‘’ Pallati i Endërrave ‘’.



