Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ka folur në konferencë për shtyp, në prag të sfidës, që Shqipëria, do të luajë me Izraelin në transfertë, për Ligën e Kombeve.
Broja tha se ekipi do të futet në fushë me objektivin e qartë, për të marrë tre pikët, ndërsa shtoi se nuk ka presion, pasi luan për qejf.
Mendimi im është se këto ndeshje janë të rëndësishme dhe duhen 6 pikë. Trajneri e bën ekipin, siç e tha Laçi, ai ka bërë disa skema për të fituar ndeshjen. Shpresojmë fitojmë 3 pikë. Më e rëndësishme është të marrim 3 pikë.
I bën trajneri zgjedhjet. Nëse më fut, do të jap maksimumin. Shpresojmë me 3 pikë. E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë. Këtu na mposhtën 2-1. Na duhet fitore dhe shpresojmë të marrim më të mirën. Për mua s’ka shumë presion se luaj për qejf, për fitore. Kam luajtur që 3 vjeç futboll. Dua të ndihmoj skuadrën.
Mungesa e minutave? Gjithmonë jam në formë. Po bëj stërvitje çdo ditë. Ne e dimë që është e vështirë të futesh te Chelsea se sa te Southampton. Jam fizikisht mirë. Po vazhdojmë të stërvitemi mirë si skuadër. Vetëm fitore dhe 3 pikë duam.



