Interi, në avantazh për Leon Goretzkan

Interi, në avantazh për Leon Goretzkan

  Largimi i konfirmuar tashmë i Leon Goretzkas nga Bayern Muncheni në fundin e sezonit sigurisht i ka shërbyer disa ekipeve për tu hedhur në sulm për shërbimet e tij. 

Deri më tani Interi konsiderohet më i favorizuari për mesfushorin i cili ka lënë gjurmë ndër vite tek bavarezët. 

31 vjeçari është në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës dhe duhet me patjetër të marrë një vendim të mirëmenduar për vijimin e saj. 

Dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ tashmë janë hapur për ishi-n e Schalke 04-tës për të cilin po lufton fort edhe Bayer Leverkuseni. 

Eleminimi nga Champions League nga modestët e Bodo Glimtit e ka përkeqësuar situatën tek italianët pasi një hap i tillë fals konsiderohet i patolerueshëm. 

Përgjegjësi kryesor i kësaj disfate historike është natyrisht traineri Cristian Chivu, ish mbrojtës i tyre. 

Por s’duhet anashkaluar edhe interesi i Atletico Madridit në të shkuarën e afërt për lojtarin nga Bochum, mjaft potent, i saktë në pasime dhe tejet rezistent gjatë sfidave. 

Adaptimi në disa pozicione gjithashtu ja rrit vlerat dhe e bën edhe më të pretenduar referuar merkatos së verës e cila do të jetë shumë e rëndësishme për fatet e ekipeve dhe lojtarëve. 

Seria A mbetet një ndër pesë ligat më prestigjoze në futbollin më kompetitiv, sigurisht e vlerësuar nga lojtarët më cilësorë në qarkullim. 

Referuar sezonit aktual, i teti në ‘’ Allianz Arena ‘’, nxënësi i Vincent Kompany-s numëron 1 gol në 29 sfida gjatë të cilave ka treguar vlerat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy