Xabi Alonso, afër Real Madridit

Xabi Alonso, afër Real Madridit

Ecuria e shkëlqyer nën drejtimin e Bayer Leverkusenit e ka shëndërruar Xabi Alonson në një ndër trainerët më cilësorë të kontinentit të vjetër.

Të ashtuquajturit ‘’ Aspirinat ‘’ kanë ndryshuar në çdo aspekt me spanjollin, për të cilin s’kanë munguar pretendentët.

Eshtë pikërisht Real Madridi, ish ekipi i tij si lojtar, drejtuesit e të cilit e konsiderojnë alternativën e duhur për të ardhmen.

Në të shkuarën e afërt ish mesfushori fitoi për të parën herë Bundesligën me Bayer Leverkusenin dhe e dërgoi deri në finalen e Europa Leagues, fatkeqësisht të humbur kundër Atalantës 0-3.

Megjithatë, përveç ‘’ Galaktikëve ‘’ edhe të tjerë klube janë interesuar për teknikun 43 vjeçar për të cilin sipas disa burimeve thuhet se është shumë afër firmosjes me fituesit në fuqi të Champions Leagues.

Eksperienca fillimisht me ekipin e dytë të Real Sociedadit dhe tanimë me Bayer Leverkusenin i kanë dhënë mundësinë të ngjisë shkallët në karrierë, fakt që demostrohet me titujt e fituar dhe interesin e kryeqytetasve.

Përballë kësaj situate drejtuesit e gjermanëve kanë filluar të kërkojnë një tjetër trainer, duke qenë se Real Madridit është vështirë ti thuash jo.

Eksperienca e deritanishme me kuqezinjtë përmblidhet me 130 sfida, 84 fitore, 29 barazime dhe 17 humbje, një Bundesligë të fituar, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy