Sneijder: Finalja e Champions League do të shkojë me penallti, shpresoj të fitojë Interi

Sneijder: Finalja e Champions League do të shkojë me penallti, shpresoj të fitojë Interi

Ish-lojtari holandez, Wesley Sneijder, foli për finalen e Champions League, që do të luhet mes Interit dhe Manchester City këtë të shtunë. Sipas ish-mesfushorit, kjo përballje do të shkojë me penallti, ndërsa shtoi se shpreson që në fund të fitojë Interi, si një tifoz i tyre, me të cilët fitoi edhe “Tripletën” në vitin 2010. “Ndeshja do të përfundojë në barazim, mendoj 1-1. Për mua do të shkojë në penallti. Zikaltërit në këtë rast mund të kenë një avantazh të mirë. Interin nuk do ta shohim të sulmojë, por do të jetë City që do e bëjë dhe italianët që do të jenë të organizuar mirë. Nëse pjesa e parë mbaron me rezultatin 0-0, mendoj se Interi do të ketë më shumë shanse për të bërë diçka. Gjithsesi, Manchester City është favorit për ta fituar, por shpresoj mos ta bëjë sepse padyshim unë jam me Interin.”, tha Sneijder.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy