
Besimi i Carlo Ancelottit ndaj sulmuesit Luka Jovic nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë nëse i referohemi planeve të serbit për të ardhmen .
Ishi i Eintracht Frankfurt i ka ditët e numëruara në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe të ka vendosur të garojë Interi dhe Arsenali . Megjithatë për ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe zikaltërit nuk do të jetë një detyrë e lehtë sepse synojnë uljen e pretendimeve të golashënuesit i cili sipas TBR Football përfiton 8.7 milionë euro në sezon , shifër e papërballueshme nga klubet respektive.
Ky aspekt i bashkangjitet edhe rendimentit të vakët tek ‘’ Los Blancos ‘’ që nuk e justifikon aspak rrogën e tij sidomos nëse bëhet pjesë e një prej kandidatëve të sipërmermendur .
Për madrilenët eksperienca e Luka Jovic mund të quhet e përfunduar sepse mosplotësimi i kërkesave e ka mbushur kupën për Carlo Ancelottin i cili do të rrezikonte njëkohësisht mbështetjen për Karim Benzema .
Pavarësisht se tek kryeqytetasit është konfirmuar që Luka Jovic është i padëshiruar , mund të detyrohen të mbështeten tek ky lojtar deri në fundin e sezonit aktual për të mos prishur harmoninë brenda grupit e cila është një ndër komponentët kryesorë për arritjen e suksesit .
Përpos kësaj strategjie nuk mund të lihet pa theksuar se ky operacion me të drejtë konsiderohet ndër më të dështuarit e ‘’ Los Merengues ‘’ të cilët me largimin e Cristiano Ronaldos kanë humbur shumë terren në çdo aspekt.
Me 6 ndeshje të cilat e kanë lënë tejet të zhgënjyer Carlo Ancelottin, kapitulli për të tek Real Madridi mund të quhet i përfunduar sepse duke filluar nga 1 janari do të nisen aksionet respektive për ti gjetur ekip Luka Jovicit .



