Fitorja me Flamurtarin, Bellai: Puna shpërblehet, por të jemi me këmbë në tokë

Fitorja me Flamurtarin, Bellai: Puna shpërblehet, por të jemi me këmbë në tokë

Trajneri i Bylisit, Arian Bellai, u shfaq shumë i lumtur, pas fitores që skuadra e tij regjistroi ndaj Flamurtarit në shtëpi.

Për MCN TV, Bellai deklaroi se puna e bërë në stërvitje, po shpërblehet në fushë, por i kërkoi skuadrës që të jenë me këmbë në tokë.

Sigurisht që jam i kënaqur për çunat dhe duhet t’i jap komplimentet më të mira sepse sakrifikojnë për të qëndruar këtu lartë. Nuk është e thjeshtë që të rrish këtu lartë dhe të të ndjekin ekipet e tjera. Punojnë shumë, sakrifikojnë shumë dhe këtë ja shpërblen fusha e lojës, ku dhe sot arritëm të fitonim në fushën tonë dhe të kemi atë distancën nga ekipet që na ndjekin si rivali kryesor që ishte sot, ekipi i Flamurtarit, edhe ekipet e tjera që vijnë nga pas.

Unë e di politikën e klubit, pasi dhe çunat që janë në pankinë janë çuna të rinj dhe ata mësojnë, punojnë dhe në të ardhmen do jenë pjesë e Bylisit, siç janë Trumçi, Abazaj e shumë futbollistë të tjerë. Kjo është politika e klubit dhe këtë vazhdon të bëjë presidenti. Ky është çelësi i suksesit, sepse këta çuna punojnë bashkë dhe bëjnë më të mirën në fushën e lojës.

Sigurisht që duhet të jemi modestë, nuk duhet të fluturojmë, duhet të jemi me këmbë në tokë, duhen dhe 8 ndeshje që të mbyllet faza e dytë. Kemi shumë rrugë përpara për të bërë, duhet të punojmë ashtu siç edhe po bëjmë.

Duhet të punojmë për ndeshjen e kësaj jave në Berat dhe do jemi kokulur. Duhet të punojmë siç kemi punuar deri tani. Nuk duhet të jesh komod në futboll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy