Nedim Bajrami transferohet te Sassuolo, e konfirmon vetë lojtari

Nedim Bajrami transferohet te Sassuolo, e konfirmon vetë lojtari

Nedim Bajrami është zyrtarisht lojtari më i ri i Sassuolos. Fantazisti shqiptar ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe të mërkurën do të fillojë stërvitjen me skuadrën e re.

Arritjen e marrëveshjes, e ka konfirmuar vetë lojtari, në një prononcim të shkurtër, dhënë për mediat italiane.

Jam shumë i lumtur, gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur dhe të mërkurën do të bashkohem me skuadrën e re. Jam këtu edhe prej trajnerit Dionisi, kemi folur së fundmi dhe jam shumë i lumtur që e rigjej sërish.

Gjithashtu, kam folur edhe me shokët e rinj të skuadrës, disa prej tyre i njoh. Një prej tyre është Pinamonti me të cilin kam luajtur në sezonin e fundit.

23-vjeçari largohet kështu nga Empoli, pjesë e të cilëve ishte nga viti 2019 dhe tashmë do të vazhdojë karrierën sërish në Serie A, por këtë herë me fanellën e Sassuolo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy