Borussia Dortmund, siguroi kualifikimin në finalen e Ligës së Kampioneve, pasi eliminoi në gjysmëfinale PSG-në.
Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, u shfaq shumë i lumtur për këtë arritje, ndërsa e cilësoi si diçka të jashtëzakonshme dhe të pabesueshme. Megjithatë, sipas tij, ëndrra ende nuk ka përfunduar.
Jam shumë krenar për këtë kualifikim. Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment. Jam krenar për stafin, lojtarët dhe klubin. Megjithatë, ëndrra nuk ka përfunduar ende. Vuajtëm shumë në këtë përballje, por treguam lojë shumë të mirë ndaj një ekipi që është shumë i rrezikshëm në sulm.
E mbajtëm portën të paprekur në dy ndeshje dhe fituam dy gjysmëfinalet. Kjo që bëmë është e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme. Ekipi tregoi paraqitje të jashtëzakonshme. Nuk është e lehtë ta mbash portën e paprekur ndaj Parisit.



