Rinovoi kontratën me Chelsea, Broja: Dua të lë gjurmë këtu

Rinovoi kontratën me Chelsea, Broja: Dua të lë gjurmë këtu

Armando Broja rinovoi kontratën e tij me Chelsea ditën e djeshme deri në vitin 2026. Sulmuesi i Shqipërisë u shfaq shumë i lumtur për këtë, duke thënë se shpreson që të lërë gjurmë në të ardhmen.

“Jam shumë i entuziazmuar që po firmos një kontratë të re me Chelsea. Meqë jam rritur në akademinë këtu, ishte një moment special kur debutova me ekipin e parë në vitin e kaluar, para se të fitoja më shumë eksperiencë në huazim te Vitesse në sezonin e kaluar. Dua të vazhdoj në këto baza dhe pres me padurim të bëj progres dhe të lë gjurmë te Chelsea në vitet në vijim”, ishin fjalët e para të Brojës pas rinovimit.

Kujtojmë se në sezonin e fundit futbollisti luajti i huazuar te Vitesse, me të cilët zhvilloi 34 ndeshje dhe arriti të shënojë 11 gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy