
Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka folur për sezonin e Tiranës deri në këtë fazë. Sipas Starovës, Tirana nuk ka shkëlqyer më shumë se ekipet e tjera të kampionatit, por bardheblutë kanë rezultatet pozitive.
“Për këtë formë të Tiranës, është edhe meritë e drejtuesve. Tirana nuk ka shkëlqyer më shumë se të tjerët, por nuk është e rëndësishme të luash bukur një ndeshje, por e rëndësishme është të kesh rezultate. Tirana ka qenë shumë praktike dhe ka kaluar ndeshje të vështira. Kanë qenë të vendosur mirë dhe ia kanë dalë. Ngo i jepte një lloj ngathtësie ekipit bardheblu.
Për fat të mirë, Tiranës po i luajnë shumë mirë edhe lojtarët e rinj. Të gjithë kanë treguar paraqitje shumë të mira. Këto kanë çuar Tiranën në krye.”



