Fituan Premier League/ David Luiz shpenzon mbi 1 mln euro dhurata për lojtarët e Chelsea, speciale për bosin Abramovich

Fituan Premier League/ David Luiz shpenzon mbi 1 mln euro dhurata për lojtarët e Chelsea, speciale për bosin Abramovich

Fitimi i Premier League nga braziliani i Chelsea, David Luiz ka qenë tepër i veçant, pasi në ditët e fundit të merkatos së verës ai u rikthye përsëri tek blutë e Londrës për herë të dytë për shifrën e 45 mln euro.

Gjatë rikthimit të tij në "Stamford Brige", Luiz nuk e priste që të fitonte titullin kampion, pasi ai gjeti një ambient të ri, me lojtarë dhe trainjer ndryshe nga hera e parë.

Por kjo goditje rezultoi deçizive pasi braziliani ishte lojtar kyç në repartin e mbrojtës së skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte që mori “Premier Laegue-n” në sezonin e parë që drejtoi në Angli.

 The Brazil defender's also has 198 black diamonds linked to his Mercedes AMG G Wagon

Por titulli i parë ishte edhe për Luiz pasi në të kaluarën kishte dështuar t’a fitonte.

Për të festuar, David Luiz ka shpenzuar mbi një milionë paundë për t’i blerë nga një dhuratë të gjithë shokëve të skuadrës, trajnerit Antonio Conte dhe pronarit Roman Abramoviç. Bëhet fjalë për rreth 30 byzylykë prej floriri 18 karat të cilave ia shpërndahu shokëve të skuadrës të premten në mëngjes në qendrën stërvitore të Chelsea në Cobham.

Varësja e dorës mund të përdoret edhe si mbajtës çelësash dhe zakonisht i jepet atyre që marrin makina të tipit Bentley, Ferrari apo Bugatti.

Pronari Abramovich e mori edhe më speciale dhuratën e tij, teksa në varësen e rusit kishte një pjesë nga një meteor që ka rënë në tokë 5 milionë vjet më parë.

“Senturion” ishte marka që u mor me prodhimin e këtyre byzylykëve që vlerën totale e kanë më shumë se 1 milionë paundë. Bërja e secilës prej varëseve ka dashur deri në 70 orë punë. “Zoti është i madh” është mesazhi i shkruar në secilën prej dhuratave që David Luiz i bëri shokëve të ekipit.

Rreth 40 mijë paundë ka bërë secila prej tyre varëseve, më shtrenjta e Roman Abramoviç. Luiz ndoqi shembullin e Didie Drogba, i cili i dhuroi të gjithë shokëve të skuadrës nga një unazë me diamante, pasi fituan në finalen e “Champions League” kundër Bayern Munich.

Kosto për sulmuesin nga Bregu i Filshdishtë shkoi deri në 1 milionë euro, ndërsa Luiz ka shpenzuar 1.2 milionë euro.

Didier Drogba splashed out on gold rings for the Chelsea's Champions League-winners in 2012

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy