
Pas Manchester United edhe Real Madridi ka ndezur motorrët për Riccardo Calafiorit.
Tek ‘’ Galaktikët ‘’ po punohet me shumë përkushtim pasi Rafa Marin do të jetë pjesë e Napolit dhe Nacho Fernandez thuhet se po përgatitet për të filluar një eksperiencë të re në Arabinë Saudite.
Momentalisht Carlo Ancelotti ka në dispozicion vetëm Antonio Rudiger, Eder Militao dhe David Alaba, reagimi i të cilit është i natyrshëm.

Para pak kohësh edhe Leny Yoro ishte pjesë e planeve të ‘’ Los Merengues ‘’, por si duket këta të fundit ende nuk kanë rënë dakord me pretendimin e drejtuesve të Lilles.
Sipas ‘ Corriere de Bolonia ‘, 22 vjeçari ka rënë në sy në sezonin e kaluar me Bolognan, ekip i kualifikuar në Champions League për atë vijues.
Por s’duhen nënvlerësuar ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ të cilët kanë një problematikë të theksuar në repartin defensiv prej vitesh tashmë dhe traineri Erik Ten Hag synon t’ia vërë pikën gjatë kësaj merkatoje verore.
Në aspektin ekonomik, një transferim i mundshëm në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ s’do ti krijonte vështirësi fituesve në fuqi të Champions Leagues por hyrja në lojë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues është një fakt që duhet të merret në konsideratë.
33 sfida, 2 gola dhe 5 asiste me Bolognan në sezonin e shkuar i shërbyen për tu grumbulluar nga Luciano Spalletti në Europian, eveniment në të cilin ‘’ Azurrëve ‘’ do ti duhet të mbrojnë titullin e fituar katër vite më përpara.



