Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi pa gola ndaj Vllaznisë.
Sipas tij, për mënyrën si shkoi loja, është i kënaqur me barazimin. Josa zbuloi edhe arsyen pse nuk luajti nga fillimi mesfushori Ujka.
Nuk mund të thuash që jam i kënaqur me 1 pikë, por kur shikon si shkoi loja atëherë unë në përgjithësi jam i kënaqur. Edhe goditjet në portë nga të dyja ekipet munguan.
Sobowale ka pasur disa probleme fizike. Disa probleme ia kam evidentuar në ndeshjen kundër Tiranës. Kundër Tiranës pati një rendiment të mirë. I thashë dhe njëherë tjetër që duhet të jetë më i saktë në mënyrën si mbron topin dhe të jetë më i vendosur në dyluftime.
Kurti ka luajtur tre ndeshje me ekipin Kombëtar të të rinjve. Dy 90 minutësha i ka luajtur dhe Kryeziu. Duke futur dhe lojtarët e tjerë që kishin problemet e tyre. Edhe Melo është jashtë. Përsa i përket Ujkës nuk e ka bërë stërvitjen të plotë gjatë këtyre dy javëve. Ka pasur disa probleme. Nuk ishte i plotë në stërvitje, prandaj nuk e përdorëm sot. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Por duhet të ruajmë dhe lojtarët, pasi na ndikon shumë mungesa e një lojtari për dëmtim më pas.



