
Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, komentoi barazimin e Partizanit ndaj Egnatias.
Tahiri u shpreh se të kuqtë bënë një ndeshje shumë të mirë. Sipas tij, dy mungesat e mëdha për Partizanin, janë eksperienca dhe personaliteti në skuadër.
Partizani ndaj Egnatias bëri një ndeshje shumë të mira. E interpretuar shumë mirë. Në një rast që u çakorduan, pësuan gol në fund. Po ndodh disa herë kjo. Eksperiencë dhe personaliteti, janë dy mungesa të mëdha për Partizanin.
Kur ke personalitet dhe eksperiencë, dinë si e drejtojnë ndeshjen. Lojtarët nuk besojnë te fitorja. Nuk është çudi kjo që po them. Janë lojtarë shumë të mirë, por duan lider në skuadër. Duhen liderë në lojë. Atë gol nuk mund ta pësonin nëse do ishte një lojtar me eksperiencë.



