Përgatitjet për ndeshjen me Moldavinë, dy mbrojtësit mungojnë në stërvitjen e Shqipërisë

Përgatitjet për ndeshjen me Moldavinë, dy mbrojtësit mungojnë në stërvitjen e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare, vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kualifikueset e Europianit, ndaj Moldavisë. Këtë të mërkurë, në stërvitjen e kuqezinjve, kanë munguar dy mbrojtës. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin dhe Frederic Veselin. Sipas FSHF, Gjimshiti është bërë baba për herë të dytë dhe ka marrë leje te trajneri Silvinjo për t’iu bashkuar familjes, ndërsa do të rikthehet sërish nesër pranë skuadrës. Ndërkaq, mbrojtësi Frederic Veseli ka marrë një goditje në shpatull në ndeshjen e kontrollit të së martës. Problemi nuk është serioz dhe mbrojtësi kuqezi pritet të rikthehet sërish pranë skuadrës nesër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy