“Anglisë iu dha një dorë ndaj Danimarkës”, Çarçani: E gjithë Europa është me Italinë në finale

“Anglisë iu dha një dorë ndaj Danimarkës”, Çarçani: E gjithë Europa është me Italinë në finale

Moderatori i emisionit “Euro Zone”, Gerti Çarçani në edicionin e lajmeve në MCN TV ka folur në lidhje me finalen e Europianit, Itali-Angli, e cila do të luhet ditën e sotme duke filluar nga ora 21:00, në Londër në stadiumin “Wembley”. Çarçani ka thënë se ndarja e tifozerive nuk është e drejtë, pasi nga 67 mijë që do të jenë në total, 50 mijë do të jenë vetëm tifozë të Anglisë. Gjithashtu ai tha se e gjithë Europa është në krahun e Italisë dhe duan që ata të fitojnë Europianin, jo Anglia.

“Është folur pak për avantazhin e lehtë që kanë anglezët. Të ardhurat nëse Anglia fiton, rreth 28 milionë euro premio nga UEFA, anglezët kanë deklaruar që do të shkojnë për të luftuar virusin Delta. Megjithatë kjo i përket pjesës tjetër. Unë shikoj një ekuilibër. Italia vjen në këtë finale me entuziazëm. Siç ka Anglia uri, ashtu edhe Italia, që ka shumë vite pa e fituar. Ka një disavantazh, sepse do të ketë shumë tifozë të Anglisë sot.

Southgate i është lutur tifozëve të mos fishkëllejnë kur të jepet himni italian. Mund t’iu kthehet si Boomerang, pasi lojtarët e Italisë mund të motivohen nga kjo. Ka një ekuilibër në fushë. Anglezët e kanë frikë Italinë. Nuk mund të them të njëjtën gjë për Italinë, që ka më shumë përvojë për këtë ndeshje.

Anglia në finale nuk ishte një surprizë. Danimarka ndihej disi e vjedhur për atë penalltinë që iu dha anglezëve. Iu dha një dorë aty anglezëve, në mënyrë direkte apo indirekte. Më mirë që ndodhi kështu, sepse do kemi një finale spektakolare. Të gjithë figurat e mëdha i kanë kërkuar trofeun skuadrës. Pak më ndryshe kanë qenë italianët, të cilët do të mbërrijnë në “Wembley” për pak. Italia është një zë është një histori dhe ka gjithë mbështetjen europiane. Gjermania në një apel ka deklaruar të mbështesin Italinë, po ashtu edhe francezët e kanë kërkuar këtë.

Sekreti i kësaj Italia është grupi. Kanë djem me energji të paparë. Përmendet shpesh që Anglia ka shumë vite pa e fituar një kupë dhe iu duhet, pse nuk mund të themi këtë edhe për Italinë. Sot i është bashkuar Italisë edhe Spinazzola, për të mbështetur skuadrën. Këtë festë e bën vetëm futbolli. Më vjen keq sepse kjo nuk është e drejtë, që në të tilla kompeticione të jetë kështu ndarja e tifozerisë. Shteti anglez ka vendosur kushte për ata që futen në këtë vend.”, u shpreh Çarçani.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy