
Teuta është rikthyer të udhëheqë Superligën një ditë pasi e humbi atë si pasojë e Partizanit. ‘Djemtë e detit’ ditën e sotme mposhtën minimalisht 0-1 Skënderbeun falë golit të realizuar nga Dejvi Bregu. Me këtë fitore Teuta është ngjitur në kuotën e 52 pikëve, 2 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë dhe po aq sa Partizani i vendit të tretë.
Përsa i përket Vllaznisë sot skuadra shkodrane shpërtalloi me rezultatin 0-6 Apoloninë. Përveç Ardit Hoxhajt dhe Da Silvës që realizuan ‘dopietë’ shënoi edhe djali i trajnerit gjerman Brdaric.
Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Laçit dhe Bylisit përfundoi me shifrat 2-1. Më këtë fitore kurbinasit renditen në vendin e katërt me katër pikë më pak se Teuta e vendit të parë.



