Danimarka mposht Perunë me një gol nga Poulsen (VIDEO)

Danimarka mposht Perunë me një gol nga Poulsen (VIDEO)

Danimarka e ka nisur Botërorin në mënyrën e duhur, duke marrë tri pikët në ndeshjen e parë në Rusi dhe duke iu bashkuar Francës në kreun e Grupit C me 3 pikë. Ka qenë një fitore me fat për danezët, të cilët duhej të kishin kaluar në disavantazh në fundin e pjesës së parë, por Cueva ka gabuar penalltinë e akorduar nga sistemi “VAR”.  Goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur në minutën e 59-të dhe është realizuar nga Pulsen, i cili nuk ka gabuar i vetëm përballë portierit.

Amerikanojugorët janë hedhur në sulm pas pësimit të golit dhe kanë shkuar disa herë afër barazimit, por janë treguar të pasaktë në momentin e fundit dhe nuk kanë arritur ta shmangin humbjen.  Ky rezultat e lë në vendin e fundit Perunë, që në ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër Francës, ndërsa danezët do të përballen me Australinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy