Del Piero mendon rikthimin te Juventusi: Mund të kthehen 15 pikët e hequra

Del Piero mendon rikthimin te Juventusi: Mund të kthehen 15 pikët e hequra

Ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka folur për mundësinë e rikthimit në drejtimin e klubit bardhezi. Del Piero, la gjithçka të hapur, duke thënë se zëmra e tij është atje.

Ai deklaroi se nuk është penduar kurrë për zgjedhjen që bëri te Juventusi, ndërsa shtoi se bardhezinjve mund t’i rikthehen 15 pikët e hequra këtë sezon.

Pa dyshim që ka shumë thashetheme për një rikthim te Juventusi si zëvendës president. Nuk dua të them “po” ose “jo”, nuk jam gati të jap një përgjigje, sepse është një gjë e madhe, por pa dyshim që zemra ime është aty.

Kam qenë tifoz i Juventusit edhe para se të luaja për Juven dhe kalova nëntëmbëdhjetë vjet në klub. Kam jetuar krizën e vitit 2006 dhe e di që rindërtimi i një ekipi kërkon shumë kohë.

Kur nuk luan në Champions League, humb shumë mundësi, u deshën vite për të fituar përsëri një trofe, por nuk jam penduar kurrë për zgjedhjen time.

Gjithmonë e shikoj atë që ndodh me Juventusin me një vizion tjetër, duke u përpjekur të mbaj mënjanë anën emocionale, por është shumë e ndërlikuar.

Ka shumë mundësi që të kthehen 15 pikët e hequra si dënim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy