
Ish-futbollisti Ermal Tahiri, komentoi eliminimin e Brazilit në çerekfinalen e Botërorit nga Kroacisë.
Në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, Tahiri tha se sulmuesit e Brazilit ishin jashtë loje, ndërsa shtoi më tej se lojtarët e Kroacisë, nuk dolën kurrë nga detyrat e tyre.
Brazili sot që kishte një ekip të vërtetë përballë, i detyruan që të mos kishin shumë raste. Kroacia e ka mbajtur më shumë topin se Brazilin. Ajo që duhet të godasim ne, është pse duhen lojtarët e mëdhenj? Ata duhen për ndeshje të mëdha. Pamë dy sulmuesit anësorë të Brazilit, bashkë me kryesorin, që ishin jashtë loje. Më pëlqeu shumë mbrojtja e Kroacisë.
Kroacia ishte pragmatiste, asnjëherë nuk dolën nga detyrat e veta. Mesfusha ka luajtur në mënyrë fantastike. Në sulm kishin probleme, të cilat ne i pamë edhe në goditjet në portë. Kroacia e mundi sot Brazilin, me qarkullim topi. Nuk e la Brazilin të bëjë lojën e vet.
Ajo që nuk më pëlqeu ishte, mbrojtja e Brazilit. Duhej menaxhuar më mirë avantazhi.



